Irani, Miliband: Oferta e Obamës, mundësi e mirë
Londër-Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband tha se oferta e presidentit amerikan, Barack Obama për lidhje më mira me Iranin përbën mundësinë më të mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin islamik. Obama i dërgoi javën e kaluar një mesazh Iranit, ku paraqitej një ofertë për një "fillim të ri" diplomatik mes dy armiqve të vjetër. Irani ka deklaruar se do t'i përgjigjet pozitivisht ofertës, nëse SHBA-ja ndryshon qëndrimin e saj."Besoj se nuk do të ekzistojë më një mundësi si ajo që ka krijuar presidenti Obama, ku popullit të Iranit dhe qeverisë së tij i kërkohet të ndjekë një rrugë, e cila do ta çojë vendin në pozicionin ku të mund të ushtrojë të drejtat e tij në komunitetin ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë të përmbushë detyrimet e tij", deklaroi Miliband gjatë një takimi në Londër.
Irani dhe Perëndimi janë të përfshirë në një konflikt diplomatik për shkak të programit bërthamor të Teheranit, për të cilin vendet perëndimore mendojnë se mund të përdoret për prodhimin e një bombe, ndërkohë që Irani është shprehur disa herë që qëllimi i programit është prodhimi i energjisë.
Miliband theksoi se "mungesa e besimit lidhur me çështjen e programit bërthamore iranian ka të bëjë me faktet dhe provat mbi Iranin mungesë transparence, informacioni dhe sjellje sekretet që Teherani ka mbajtur në të kaluarën".