Hillary Clinton filloi turneun në Gji
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është nisur sot për vizitë në Katar dhe Arabinë Saudite, për të kërkuar mbështetjen e këtyre shteteve për sanksione më të ashpra kundër Iranit, për shkak të programit bërthamor të Teheranit, gjatë takimeve që do të zhvillojë me udhëheqës arabë dhe myslimanë.
Clinton do të nënvizojë gjithashtu edhe synimin e administratës së Barack Obamës për të promovuar paqen mes arabëve dhe Izraelit dhe për fillimin e një kaptine të re në marrëdhëniet me shtetet myslimane.
Ajo u nis një ditë më vonë se sa që ishte planifikuar, pasi që bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ju nënshtrua të enjten një ndërhyrje kirurgjike në zemër, por kjo shtyrje nuk do të ndikojë në anulimin e ndonjë prej takimeve të saj të planifikuara, njoftoi State departamenti amerikan.
Clinton mund të kërkojë nga sauditët që të shtojnë sasinë e naftës për furnizimin e Kinës, në përpjekje që të sigurohet përkrahja e Pekinit për sanksione ndaj Iranit. Kina pjesën më të madhe të naftës e importon nga Irani. Së fundi, qëndrimin e vet ndaj Iranit e ka ashpërsuar edhe Rusia.