Nis takimi i shumëpritur Berisha-Rama
Berisha shoqërohet në takim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ndërsa Rama shoqërohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi. Hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit do të jetë tema kryesore e këtij takimi të shumëpritur. Mbledhja po mbahet në sallën e takimeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Pak minuta para takimit më Presidentin Topi, nga selia e Partisë Socialiste bëhet e ditur se kjo forcë ka miratuar një Memorandium që do tia paraqesë sot Presidentit. Memorandiumi mbështetet në hapjen e kutive dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Me këtë memorandium PS shprehet e vednosur se edhe sot në këtë takim me Presidentin nuk do të tërhiqet ga kërkesat e saj.