Bullgaria “ngrin” ndërtimin e projektit nuklear Belene
Bullgaria mund të pezullojë ndërtimin e centralit bërthamor me projektin Belene. Ministri bullgar i financave, Simeon Djankov, tha se ka 80 për qind mundësi që ndërtimi i centralit bërthamor Belene të ndalet. Shkak për këtë është mungesa e investimeve private. “Në qoftë se do të ketë investitorë privat të gatshëm të rrezikojnë paratë në këtë projekt ... ne mund ta analizojmë projektin”, ka shtuar më tej për AFP-në Kreu i Komitetit Ekzekutiv të Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit, Martin Dimitrov. Ministri i Financave, Djankov Simeon, pranoi se qeveria bullgare nuk mund të sigurojë burimet financiare për ndërtimin, kur ka një nevojë të ngutshme për të zvogëluar shpenzimet dhe të rriten të hyrat financiare por deficitin buxhetor prej 1,28 miliard euro të vendit. Ekonomia bullgare ka të ngjarë të tkurret 6,3% këtë vit, sipas Dimitrov. Pas më pak se 24 orëve që kabineti i ri i Bullgarisë u betua, Djankov, një ish-shefi ekonomist në Bankën Botërore, vuri në dyshim sigurimin e vlerës 4 miliardë euro të projektit. Të dhënat zyrtare të lëshuara më parë treguan se qeveria e mëparshme ka miratuar më shumë se 430 milionë euro për t’u përgatitur për ndërtimin e një reaktor të dytë bërthamor prej 2000 megavatësh në lumin Danub, rreth 100 km në lindje të centralit ekzistues, Kozloduit. “Unë nuk e shoh realizueshmërinë ekonomike të këtij projekti”, tha Djankov tha në një intervistë me stacionin televiziv kombëtar privat “Nova TV”. “Edhe pse kemi gjetur investitorë privatë, Belene nuk do të jetë fitimprurës” shtoi ai.