E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet mbajnë peng zhvillimin e qytetit

 

ULEZ – Qyteti i Ulëzës është një perlë e vërtetë, por mungesa e investimeve ka bërë që ajo të harrohet. Janë akorduar miliona lekë për infrastrukturën e këtij qyteti, por paratë janë keqmenaxhuar ose me to është abuzuar, ndaj Ulëza vuan për gjithçka në ditët e sotme. Aty mungon uji i pijshëm, nuk ka  rrugë si dhe mungojnë objektet social-kulturore. Ndaj dhe brigjet e bukura të këtij liqeni mahnitës frekuentohen shumë pak, ose më mirë aspak. Qyteti të prezantohet keq që në hyrje. Plehra të shumta e kafshë të ndryshme kanë pushtuar qytetin. Ndërkohë vetëm ditë më parë Fondi i Zhvillimit Shqiptar ka dhënë për ndërtimin e ujësjellësit 22 milionë lekë të rinj, çka pritet që të përmirësojë një nga problemet më të mëdha të qytetit. Sipas drejtuesve të komunës do të investohet për ujësjellës-kanalizime dhe gropat septike. Punimet priten të përfundojnë në fund të vitit, por qytetarët janë mosbesues në lidhje me dërgimin e fondit në destinacion.                 h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›