E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Preshevës: Duam autonomi nga Serbia

 

Asambleja e zyrtarëve të shqiptarëve etnikë, e përbërë nga kësh-illtarë të mbledhur nga Presheva, Bujanovci dhe Metohija, kanë kërkuar që Lugina e Preshevës të ndahet si rajon më vete, duke marrë autonominë nga Serbia. Shkak për kërkesën e tyre janë bërë mësymjet e vazhdueshme të policisë serbe në shtëpitë e shqiptarëve, duke i akuzuar ata për terrorizëm dhe duke i arrestuar në masë. Asambleja lokale ka miratuar një deklaratë politike, në të cilën refuzon të gjithë dhunën kundër shqiptarëve, dukë paralajmëruar se ajo mund të destabilizojë rajonin e Luginës së Preshevës në pjesën jugore të Serbisë. Në deklaratë refuzohen gjithashtu veprimet “spektakolare” të forcave speciale të policisë serbe dhe kërcënimi i vazhdueshëm për arrestime të reja nga ish-anëtarët e të ashtuquajturës Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Metohisë dhe Bujanovcit, “me qëllimin e futjes së frikës mes etnisë dhe popullatës civile shqiptare”. Në deklaratë shtohet se veprimet më të fundit të forcave speciale të policisë serbe janë vazhdimi i përpjekjeve konstante drejt kriminalizimit të shqiptarëve në mënyrë kolektive. Asambleja e etnisë shqiptare citon gjithashtu në deklaratë se këto veprime janë vazhdimi i një manipulimi politik i ndërtuar mbi “çështje krimesh dhe ekzistencës së terrorizmit, në përpjekje për të hequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga mosplotësimi i detyrimeve të shtetit serb, në marrëveshjen e tij për riorganizimin e qendrës së koordinimit që në mars 2009, programit të qeverisë  për vitin 2001 dhe marrëveshjes së vitit 2001. Asambleja ka bërë thirrje për lirimin e qindra shqiptarëve të arrestuar në luginë nga policia serbe që në dhjetor 2008, të akuzuar për krime lufte pa i vënë në kërkim ata dhe pa njoftuar asnjë mekanizëm ligjor ndërkombëtar.

SHBA për Serbi të suksesshme
Zv/ambasadorja e ShBA-së në Beograd, Xhenifer Bras ka deklaruar se qëllimi kryesor i administratës Obama në Ballkan është Serbia e suksesshme në rajonin e suksesshëm dhe në Evropën e suksesshme. Në një intervistë për agjencinë “Beta”, Bras tha se SHBA do të punojnë me “tërë ndikimin, energjinë dhe kapacitetet” që Serbia të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›