E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria përkrah Kosovën në institucionet financiare

Bullgaria do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në institucionet financiare ndërkombetare. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm i Bullgarisë Ivailo Kalfin, i cili u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj.Kalfin tha se vendi i tij do angazhohet në eliminimin e barrierave me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe bizneset e Republikës të Kosovës gjatë kalimit në pikat kufitare të Bullgarisë. Beqaj falenderoi Kalfin për përkrahjen e Bullgarisë në proceset e rëndësishme të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›