E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Debatit:Sondazhet dhe realiteti politik në Shqipëri

Sondazhet dhe realiteti politik në Shqipëri ishin në qendër të diskutimeve në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza. Për më shumë se dy orë politikanë dhe analistë kanë debatuar lidhur me faktin që sondazhet janë të porosituara, nëse sondazhet tregojnë realisht cila do jetë partia që do udhëheqë vendin në mandatin e ardhshëm, por edhe besueshmërinë e këtyre sondazheve. Sipas të ftuarëve, pavarësisht emrit që mbajnë sondazhet, mungesa e besueshmrësë mbetet sërish një fakt.
Ben Blushi,deputet i PS-së,i cilësoi sondazhet si një modë elektorale që nuk ka shumë traditë në Shqipëri.Sipas tij, sondazhet e dy-tre muajve të fundit shprehin një tendencë, që ndihmon për të kuptuar se shoqëria shqiptare kërkon ndryshim ,se problemet e tyre mbeten korrupsioni, varfëria, papunësia. "Këto elementë ndihmojnë partitë politikë për të krijuar një taktikë elektorale konkrete. Shërbejnë për të motivuar një parti politike",tha Blushi. Sipas tij, kompania "Zogby",nuk mund të manipulohet në Shqipëri. Sipas deputetit, sondazhi më real janë zgjedhjet. Astrit Patozi, nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partia vlerësoi se tek sondazhet mund të shihet qartë mungesa e besueshmërisë."Jashtë sondazhit Gani Bobi dhe Zogby, që janë nga më seriozet, nuk mund të mos vërej nje mungesë kredibiliteti që kanë sondazhet në Shqipëri", u shpreh Patozi. Sipas tij, përpjekja për ta përdorur sondazhin si instrument për të ndikuar tek zgjedhësi është një nga arsyet kryesore të kësaj mungese besueshmërie. Sipas tij, ka tri arsye që çojnë në këtë mungesë kredibiliteti. "Sondazhet kompromentohen tek ai që i porosit pasi ai që i porosit është palë. Së dyti, edhe kur pala që porosit arrin të kapë një emër të njohur ndërkombëtarisht, partneri që zgjidhet në Shqipëri nuk është i besueshëm. Së fundi,edhe besueshmëria e atyre që pyeten nuk është në shkallën e duhur",nënvizoi ai. Ai u shpreh kundër përpjekjeve që sondazhet të përdoren për të devijuar vullnetin e votuesve. Sipas Patozit, nuk mund të ekzstojnë sondazhe ideale, por sondazhe të mira duhen te krijohen kompani të besueshme dhe asnjëanëse.Sipas studiuesit Artan Hoxha,si sondazhi i "Gani Bobi"-t dhe sondazhi i "Zogby"t,arrijnë në disa përfundime të konfirmueshme, por në disa pika të tjera ka dyshim për pasaktësi. Ai nënvizoi se, politika shqiptare ka iluzionnin se duke përdorur sondazhet mund t'i ndryshojnë mendjen njerëzve për votën,kur në fakt mundësia që kjo të ndodhë është shumë e vogël. Sipas studiuesit, në një sondazh ideal, pyetësori duhet të jetë i njohur, duhet të tregojë cili është ekipi që ka punuar, dhe së treti vetë organizata që bën sondazhin duhet të tregojë limitin e instrumenteve të përdorura. Hoxha theksoi se historikisht aleatët tradicionalë e majtë dhe e djathtë, pa përfshirë PAD,PAA DHE PBDNJ dalin me përqindje të njëjtë fituese.
Analisti Andi Bushati tha në "Ora e Debatit" se nuk besonte asnjërin nga sondazhet, aë "Zogby'-n as "Gani Bobi'-n. Sipas tij, televizioni Top Channel nuk do të kishte publikuar një sondazh që nxirrte fitues PD-në dhe nga ana tjetër Klan nuk do të kishte publikuar një sondazh që nxirrte fitues PS-në. "Kjo në sajë të trajtimit editorial të këtyre dy televizioneve",argumentoi ai.
Pyetjes së sondazhit, se për kë parti dhe lider do të votonin shqiptarët këtë te dielë, 36.7 % votuan PS-në , 40.2 % votuan PD-në, 11% LSI-në,5.1% G99, dhe 8% partitë e tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›