Bullgaria pezullon projektet e BE-së

Në një veprim të pashembullt, Bullgaria ka ngrirë 30 milionë euro të ndihmave të BE-së për projekte të zhvillimit rajonal dhe mjedisor në qytetin Sliven, thanë zyrtarët bullgarë.
Kryeministri bullgar, Boiko Borisov, se tetë projekte të financuara nga BE-ja në qytetin juglindor të Slivenit janë pezulluar nga qeveria, për shkak të dyshimeve për mashtrim.
Financimi për zbatimin e tyre, që arrin në rreth 30 milionë euro, do të mbetet i bllokuar derisa "e gjithë situata të jetë sqaruar," shtoi ai, duke theksuar se personalisht kishte urdhëruar ngrirjen e ndihmës.
Borisovi tha se vendosi të ndërmarrë veprimin e pashembullt për vendin e tij, pasi katër ose pesë anëtarë të qeverisë së tij e kishin njoftuar gjatë muajit të kaluar apo rreth asaj kohe për shqetësimet e tyre në lidhje me probleme me projektet në Sliven, që drejtohet nga kryetari i baskisë, Jordan Leckov.