Sarah Palin, seks dhe kokainë

“The Rogue: searching for the real Sarah Palin”, është titulli i librit autobiografik që autori Joe McGinniss po përgatitet të hedhë së shpejti në tregun amerikan.
Sipas këtij autori, ish-kandidatja për zëvendës-presidente e SHBA, Sarah Palin, në rininë e saj ka qenë një përdoruese e kokainës, të cilën e ka marrë së bashku me të shoqin, Todd Palin.
Po kësaj kohe i takojnë edhe aventurat seksuale me një profesor të kolegjit, si dhe një natë e kaluar me një nga yjet e ligës amerikane të basketbollit, NBA, Glenn Rice.
Kjo aventurë e fundit, sipas autorit është konsumuar ndërkohë që ajo frekuentonte bashkëshortin e saj aktual. Sarah, sipas librit, ka një preferencë të dukshme për meshkujt me ngjyrë.
Nga ana e saj, Sarah Palin mohon akuzat, dhe këtë e bën indirekt, nëpërmjet gojës së bashkëshortit, i cili i hedh poshtë të gjitha ato, duke i konsideruar si shpifje të pashijshme.
Ajo akuzon autorin e këtij libri, i cili për të endur tërë këtë rrjet akuzash, është zhvendosur me banesë pranë familjes Palin në Alaska.