Bullgaria pranon 2 të burgosur të Guantanamo
SOFIE- Bullgaria do të pranojë dy të burgosur nga baza amerikane Guantanamo. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i punëve të Brendshme Cvetan Cvetanov, duke e cilësuar këtë veprim “gjest të solidaritetit”. Aktualisht në bazën amerikane Guantanamo në Kubë gjenden më shumë se 200 persona, të dyshuar ose të dënuar për terrorizëm dhe lidhje me Al Kaidën. Presidenti Barak Obama ka miratuar vendimin për mbylljen e bazës Guantanamo. (e.n/rel/BalkanWeb)