Pukë, jeta në vetmi mes të ftohtit të acarrtë në barake
PUKE- Bora e dendur dhe temperaturat e ulta kanë krijuar jo pak vështirësi në familjet varfra në rrethin e Pukës. U duhet të përballen me kushtet e vështira të jetesës por edhe me të ftohtin e acarrtë. Në këtë gjendje të mjerueshme nuk u mbetet gjë tjetër vecse të bëjnë apel për ndihmë e të presin festat nën katër muret e barakes së ndërtuar me dërrasa. Të ardhur nga një fshat i Pukës, cifti i të moshurave është vendosur në një nga lagjet e qytetit. Dimri është stina e sakrificës për ta, të cilin e kalojnë në mes të të ftohtit që depërton në të katër anët e barakës së tyre. por përvec të ftohtit, ata duhet ë përballen edhe me mugesën e ushqimit të përditshëm. Zjarri është pasuria e vetme për këtë cift të moshuarish që këtë fundvit duket se do ta kalojnë si cdo vit tjetër, në skamje, të ftohtë dhe të vetmuar pa asnjë përkrahje. (e.n/News24/BalkanWeb)