Shkodër,aksident në qendër të qytetit, vdes kalimtari
SHKODER- Një askident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Automjeti tip benz me targa të Shkodrës SH 32 42 E ka përplasur për vdekje shtetasin Ardi Qesaj 44 vjec, i cili ishte duke kaluar rrugën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke shoqëruar drejtuesin e mjetit Elton Troçani. Ndërkaq sipas burimeve policore mësohet se viktima ishte person me të meta mendore. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (e.n/BalkanWeb)