Bullgaria pro dhe kundër paktit buxhetor të BE-së

Bullgaria, ndonëse nuk është anëtare e eurozonës deklaroi sot se do t`i bashkohet një pakti buxhetor të BE-së për disiplinë më të ashpër, por ka refuzuar që të ndërmarrë vendime financiare për të ndihmuar eurozonën apo të pranojë ndryshime në politikën e saj tatimore.
“Për ta përmbledhur pozicionin tonë , i themi “po” përforcimit të disiplinës financiare në Evropë, ndërsa “jo” imponimit të kufizimeve në politikat tona ekonomike”, ka thënë ministri i jashtëm bullgar, Nikollai Mlladenov.
Ai shtoi se Bullgaria nuk do të ndërmarrë nisma që do ta detyronin vendin të jepte kontribute shtesë për FMN-në apo mekanizma të tjerë që lidhen me stabilitetin e euros, pasi sipas tij Bullgaria momentalish nuk është anëtare e eurozonës.