E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi 50-vjeçarin, dorëzohet në polici 25-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Ura e Leklit, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Viktima është 50-vjeçari Flamur Hajdini i cili është goditur nga një makinë në momentin që ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës për në tjetrin.
Aksidenti është shkaktuar nga një automjet tip "Benz" me targa italiane BN 877 LN, që drejtohej nga 25-vjeçari Eneid Haxhia, lindur dhe banues në Tepelenë.
Haxhia ka qenë duke udhëtuar nga nga Gjirokastra për në Tepelenë dhe rreth 20 metra pa vajtur tek kryqëzimi i Urës së Leklit në rrugën nacionale, ka përplasur shtetasin 50-vjeçarin Hajdini.
Si pasojë e përplasjes , automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tabelat orientuese në anën e rrugës ,duke i marrë para ato dhe shtetasin e lartpërmendur për disa metra.  Flamur Hajdini ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Haxhia, nga frika ka braktisur automjetin në vendngjarje dhe është larguar nga vendngjarja. Më pas rreth orës 23.30, është vetdorëzuar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›