Bulqiza Naco Nuk kam faj

I kërkuar në interpelancë nga opozita, Ministri Naço tregoi një sërë urdhërash që ai ka dhënë për të disiplinuar situatën në Bulqizë, mes të cilëve edhe urdhërin për mbylljen totale të minierës, deri në riparimin e plotë.
”Që në datën 3 qershor 2011, me urdhër numër 413, kam urdhëruar kontrollin e realizimit e marrëveshjes me kompaninë “Darfo-Albania.shpk”. Në datën 10 gusht 2011, kam urdhëruar për ndërprerjen e punimeve në minierën e kromit në Bulqizë dhe marrjen e masave për riparimin e saj. Urdhëri është i qartë, i prerë, që të mos ulet helikopteri dhe ju të mos të përfitoni kredo politike. Në datën 29 shtator kam kërkuar që të shlyeheshin detyrimet, është e bardhë mbi të zezë. Unë nuk e di se çfarë kërkoni tjetër, por në datën dhjetë gusht, me urdhërin tim, miniera e Bulqizës ka qenë e bllokuar”, u shpreh Naço,
Një ditë më parë, nga një aksident në tunelet e minierës së dhënë me koncension tek “ACR”, humbi jetën një minator dhe u plagosën tetë të tjerë. Ministri Naço tha në Kuvend se përgjegjësia nuk është e tija.
”Këtu, shyqyr Zotit, ka edhe juristë shumë të mirë në këtë sallë, që e dinë që përgjegjësia është e atyre që duhet ta zbatonin këtë urdhër dhe jo e imja”, theksoi Ministri.
Analizë, a është me të vërtetë e pafajshme Ministria?
Me ligj, vetë institucionet që duhet të mbikqyrnin mbylljen e minierës janë entet shtetërore të varuara nga vetë Ministria e Ekonomisë dhe Ministrit Naço, më saktë reparti i inspektim-shpëtimit të minierave.
Kompania private është vetëm operator në minierë, pavarësisht kontratës konçensionare. Pronari mbetet sërish shteti nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka për detyrë ligjore të sigurojë zbatimin e kontratës konçensionare, dëmtimin apo shpërdorimin e minierave.
Këtë pozicion, Ministria e morri qartë dy muaj më parë, kur paditi minatorët e future në grevë, nën argumentin se po dëmtonin pasurinë publike, pra minierën. Dhe ishte pikërisht pas kësaj padie që gjykata urdhëroi nxjerrjen e punonjësve nga galeritë, me argumentimin se po dëmtonin interesin publik.
Nxjerrja e urdhërave në letër nuk e përjashton Ministrinë e Ekonomisë dhe strukturat në varësi të saj, nga përgjegjësia për atë që ndodhi në minierë, pasi është pikërisht Ministria ajo që duhet të sigurohet edhe për zbatimin e urdhërave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile
Sistemi zgjedhor që duhet të përdorim është një prej çështjeve që prej kohësh ka qenë një debat madhor i politikës shqiptare. Me 15 modifikime që i është bërë Kodit Zgjedhor në 20 vitet e demokracisë, është e qartë që nuk e kemi gjetur ende formulën “magjike”, e cila të jetë në gjendje të pranohet nga të gjithë si e drejtë dhe e ndershme. Pikërisht kjo është çështja që u ngrit nga një panel me përfaqësues të pozitës dhe opozitës, në “Top Story”, emisionin e drejtuar çdo të enjte nga Sokol Balla. PS : Në vend nuk ka siguri
Deputeti i Partisë Socialsite, Ilir gjoni, i kërkon qeverisë në parlament që të marrë masa për sigurinë e jetës së qytatarëve, pasi me numrin e lartë të vrasjeve mafioze, vjedhjeve të bankave apo demontimit të municioneve, siç ishte rasti më i fundit i transmetuar në emsionin “Fiks Fare”, në vend nuk ka as siguri dhe as rend. Berisha: Jo mbeturina në lumenj
Në një deklaratë të bërë gjatë seancës së sotme parlamentare, Kryeministri Sali Berisha, premtoi dhënien fund të depozitimit të mbeturinave nëpër lumenjtë e vendit. Dështimi, BE në Tiranë
Një javë pas publikimin të progres raportit, ku 12 prioritet u vlerësuan nga komisioneri Fyle si të pa-plotësuara, Shqipërinë e viziton drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Saninno, duke tentuar një ndërmjetësim të mundshëm mes palëve për rinisjen e dialogut. Meta i telefonoi Lavitolas
Sikunëer Franko Fratini (Ministri i Jashtëm Italian), edhe Ilir Meta duket se ka rënë pre e dy deklaratave kontradiktore për skandalin Lavitola që po trondit Italine.
Lajmet kryesore
Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm