E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncerti pianistja Lazo shpalos repertorin

Pasi ka dhene nje seri koncertesh në sallat më me emër të botës, pianistja Dhurata Lazo ka shpalosur repertorin në qytetin e saj të lindjes, në Gjirokastër. Koncerti recital u dha ne Galerinë “Gjin Zenepishti” në Kalanë e Gjirokastrës dhe u shoqërua me dhënien e titullit “Qytetare Nderi” të akorduar nga Këshilli Bashkiak.

E larguar herët nga Shqipëria, Dhurata Lazo në koncertet në shumë vende të botës ka ditur t'i japë jetë muzikës klasike shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet kompozitorët e njohur si Çesk Zadeja, Shpëtim Kushta etj. Si soliste me orkestrën e dhomës, Lazo është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›