E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi Duhet nje kod zgjedhor pa hile


Sistemi zgjedhor që duhet të përdorim është një prej çështjeve që prej kohësh ka qenë një debat madhor i politikës shqiptare. Me 15 modifikime që i është bërë Kodit Zgjedhor në 20 vitet e demokracisë, është e qartë që nuk e kemi gjetur ende formulën “magjike”, e cila të jetë në gjendje të pranohet nga të gjithë si e drejtë dhe e ndershme. Pikërisht kjo është çështja që u ngrit nga një panel me përfaqësues të pozitës dhe opozitës, në “Top Story”, emisionin e drejtuar çdo të enjte nga Sokol Balla.

Gjinushi: Kodi zgjedhor dëmton të voglat

Duke folur për një reformë të “domosdoshme” zgjedhore, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, u shpreh se duhet gjetur një kod i ri zgjedhor, i cili i ndryshëm nga aktuali, të mos jetë i ndërtuar për të goditur qëllimisht partitë e vogla.

”Rëndësi ka që sistemet të jenë demokratike, por sistemet tek ne janë të deformuara dhe i zbatojmë qëllimisht kundër partive të vogla”, tha Çdo sistem ka hallka të dobëta dhe asnjë nuk e përkthen votën 100%, por nëse është proporcional, atëherë të bëhet proporcional dhe të mos të shtrembërohet

Skënder Gjinushi
Kryetar i Partisë Socialdemokrate Gjinushi. “U përdor Dushku në 2005 dhe u ligjërua më pas. Vetëm shumica përfitoi. Tani shpiket sistemi spanjoll që është i mirë apriori, por nuk zbatohet siç duhet. Në një sistem proporcional duhet të dominojë proporcionaliteti. Këto sisteme zbatohen në mënyrë që të përfitojnë të mëdhenjtë në favor të partive të vogla”.

Gjithmonë për reformën, Gjinushi shtoi: “Sa më të vogla të jenë deformimet, aq më mirë do të jetë. Sistemi duhet të përshatet në mënyrë logjike dhe jo si në zgjedhjet e fundit, ku socialdemokratët mbetën jashtë parlamentit, edhe pse mblodhën vota për të futur tre deputetë, vota të cilat në bazë të sistemit, i kaluan Partisë Socialiste”.

Sipas Gjinushit, ajo që ka ndodhur deri tani tregon se ajo që mungon në të vërtetë, është vullneti politik për të bërë ndryshime. “Në Tiranë, nga një problem manipulimesh, u kaloi në një vjedhje të hapur. BE kërkon zgjedhje të rregullta nga ne, sepse jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk i kemi realizuar ende. Megjithatë, ata kanë kuptuar që qeveria jo vetëm s’ka vullnet, por i vetmi vullnet që ka është të vjedhë. Sa i përket sistemeve, faktit që një partie të vogël i duhen më shumë vota se një tjetër për të fituar, nuk më duket një problem. Çdo sistem ka hallka të dobëta dhe asnjë nuk e përkthen votën 100%, por nëse është proporcional, atëherë të bëhet proporcional dhe të mos të shtrembërohet”.

Rama: LSI, e shqetësuar për reformën

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, foli edhe ai për nevojën e një reforme zgjedhore, por shtoi se ajo duhet të jetë në përputhje me udhëzimet e “OSBE-ODIHR”. Në të njëjtën kohë, Rama theksoi se koha e eksperimenteve ka përfunduar, ndërsa reforma e re do të imponohet edhe nga kufizimet që kanë vendosur ndërkombëtaret.

”Reforma zgjedhore në tërësi është e kushtëzuar nga një mori rekomadimesh të pranuara në parim nga aktorët politik dhe nga OSBE-ODHIR. Me këtë, dua të them që rruga drejt arritjes së një marrëveshje është e përcaktuar. Problemi është të ulemi dhe të konkretizojmë udhëzimet në një tryezë”.

Duke u ndalur tek nevoja e një reforme, Rama tha se “15 ndërhyrje në kodin zgjedhor në 20 vjet bëjnë të domosdoshme gjetjen e një formule që të jetë në gjendje të pranohet nga të gjithë. Deri tani, i gjithë debati politik ka qenë i kushtëzuar me zgjedhjen dhe burimijn e tyre. Në këto kushte, LSI prej kohësh është e shqetësuar, por kjo nuk duhet kthyer një çështje si me penalltinë, që ai që e fiton duhet ta gjuajë. Reforma nuk ka vetëm një interes politik për partitë e përfshira, por mbi të gjitha një interes legjitimiteti, në mënyrë që vota të vlerësohet dhe përkthehet njësoj në pushtet në të njëjtën mënyrë siç e jep votuesi”.

Arjan Madhi: Ndal deformimit të sistemit zgjedhor

Arjan Madhi, sekretar për proceset zgjedhore i Partisë Republikane, u shpreh se nuk është faji i sistemit zgjedhor për problemet politike në Shqipëri.

“PR mendon se ajo që ka ndodhur nuk është faji i sistemit sepse ai është i gjithë pranuar, por mënyra se si shpërndahen mandatet është i gabuar. Duhet t’i drejtohemi mënyrës së llogaritjes së votave dhe shpërndarjes së mandateve, aty qëndron problemi”, thekson Madhi në emisionin Top Story.

“Duhet t’i japim fund deformimit dhe shfrytëzimit të hapësirave ligjore që i japin avantazh partive të mëdha”, shtoi Madhi.

Sekretari për proceset zgjedhore i Partisë Republikane theksoi se “reforma zgjedhore duhet të mbështetet në raportin e OSBE/ODIHR-it dhe praktikës zgjedhore të Shqipërisë”.

Nard Ndoka: Pazaret e partive të mëdha, problemi i zgjedhjeve në Shqipëri

Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, deklaroi se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri vjen nga pazaret mes dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

“Problemet i kemi pasur me të dy partitë e mëdha, PD dhe PS. Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është krijuar nga pazaret mes partive të mëdha në kurriz të partive të vogla”, tha Ndoka.

“PDK mori 28 mijë vota, por nuk përfaqësohemi në Kuvend dhe kjo është absurde. Ka parti me 7-8 mijë vota në parlament. Ky është deformim”, shtoi kreu i PDK-së.

“Nga marrëveshjet me PD-në socialistët kanë dalë të djegur dhe kjo gjë ka ndodhur 2 herë”, deklaroi Ndoka.

Reformat
Mblidhet opozita për të unifikuar qëndrimet
Pa imunitet para ligjit
Berisha: Të bëjmë reformën zgjedhore

Facebook Sondazh

Mendoni se sistemi aktual zgjedhor duhet te ndryshoje?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_436'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(436); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Bulqiza, Naço: Nuk kam faj
I kërkuar në interpelancë nga opozita, Ministri Naço tregoi një sërë urdhërash që ai ka dhënë për të disiplinuar situatën në Bulqizë, mes të cilëve edhe urdhërin për mbylljen totale të minierës, deri në riparimin e plotë. PS : Në vend nuk ka siguri
Deputeti i Partisë Socialsite, Ilir gjoni, i kërkon qeverisë në parlament që të marrë masa për sigurinë e jetës së qytatarëve, pasi me numrin e lartë të vrasjeve  mafioze, vjedhjeve të bankave apo demontimit të municioneve, siç ishte rasti më i fundit i transmetuar në emsionin “Fiks Fare”, në vend nuk ka as siguri dhe as rend. Berisha: Jo mbeturina në lumenj
Në një deklaratë të bërë gjatë seancës së sotme parlamentare, Kryeministri Sali Berisha, premtoi dhënien fund të depozitimit të mbeturinave nëpër lumenjtë e vendit. Dështimi, BE në Tiranë
Një javë pas publikimin të progres raportit, ku 12 prioritet u vlerësuan nga komisioneri Fyle si të pa-plotësuara, Shqipërinë e viziton drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE, Stefano Saninno, duke tentuar një ndërmjetësim të mundshëm mes palëve për rinisjen e dialogut. Meta i telefonoi Lavitolas
Sikunëer Franko Fratini (Ministri i Jashtëm Italian), edhe Ilir Meta duket se ka rënë pre e dy deklaratave kontradiktore për skandalin Lavitola që po trondit Italine.

Lajmet kryesore

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta i telefonoi Lavitolas
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›