Shkarkimi i kreut të SHISH- it, Moisiu: Veprim kundër interesit kombëtar
Ish-Presidenti i Shqipërise Alfred Moisiu e shikon shqetësues mënyrën e shkarkimit të Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.
Ai shprehet se kjo ka qene nje perpjekje e kryeministrit Berisha qe ne vitin 2005 dhe qe sipas tij, u realizua sot pas 7 vjetesh, me te gjitha rruget dhe menyrat.
Ne nje interviste telefonike per Top Channel, zoti Moisiu thote veprime te tilla bien ndesh me interesat e vendit dhe aleateve tane dhe se sipas ish-kreut te shtetit, nuk jane ogurmire.
“Me thënë të drejtën, për mua ishte një lëvizje të befasishme ajo e lirimit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shqiptar. Problemi është që u arrit një vendim ose një zgjidhje e destinuar që nga viti 2005 nga kryetari i maxhorancës. Nuk e di cila është arsyeja, por është shqetësues fakti, sepse të ngulësh këmbë për dicka në të gjitha rrugët e mundshme të drejta dhe të padrejta, të krijon një shqetësim, të ngrihen pyetje.Veprime të tilla që bien ndesh me interesat e aleatëve tanë, unë mendoj se nuk janë shumë ogurmirë, dhe kjo ngjall një qëndrim të ligjshëm jo vetëm te shqiptarët, por edhe te aleatët tanë. SHISH është një pasuri e madhe që duhet të ruhet me kujdes, të trajtohet me kujdes sepse mbron interesat kombëtare”,- tha Moisiu.