Gjermania në recension? Shifra të zymta të rritjes

E cilësuar si motori i ekonomisë europiane edhe Gjermania duket se po vuan sa vendet e tjerët pasojat e krizës së Eurozonës.
Ministria gjermane e Ekonomisë ka bërë një parashikim të zymtë, ndërsa thotë se janë në rritje risqet për prodhimin industrial, import-eksportet dhe shitjet me pakicë.
Shifrat e inflacionit në muajin korrik gjithashtu treguan një ekonomi të dobësuar. Efektet e krizës së Eurozonës, si dhe borxhet në banka borxhit kanë rritur frikën se Gjermania mund të bjerë në recesion në gjysmën e dytë të këtij viti.
Eksperti i bankës së Frankfurtit, Robert Halver, thotë se eksporti dhe importet kanë rënë shumë, ekonomia botërore po vuan pasojat e krizës që janë në rritje dhe Gjermania si një vend eksportuese po vuan këto pasoja në veçanti.
Rritja e Gjermanisë është e lidhur ngushtë nga eksporti, por ajo është goditur nga kriza e euros, pasi afërsisht 40 për qind e eksporteve shkojnë në Eurozonë.
Edhe ekonomia kineze, lokomotiva e zhvillimit gjithashtu është ngadalësuar, një nga tregjet në rritje të Gjermanisë që eksportonte rreth 7% të eksporteve të saj në total.