E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë shkolla të reja për arsimin profesional

Duke parë dhe nevojat e tregut të punës për këta profesionistë, MASH ka vendosur që gjatë vitit të ri shkollor të sigurojë edhe hapjen e pesë shkollave të reja për arsimin profesional.   

Krahas sistemit të plotë, arsimi profesional do të ofrohet me kohë të pjesshme. Për nxitjen e të rinjve për të zgjedhur shkollat profesionale është menduar që jo vetëm ata të njihen me to nëpërmjet kurrikulës së shkollës 9-vjeçare, por një pjesë prej tyre u jepen dhe bursa për të studiuar.

Sipas MASH, këtë vit reforma kryesore ishte dhe hapja e programit part-time. Shumë të rinj apo të rritur nuk kanë mundësi për arsye subjektive, të vazhdojnë direkt pas arsimit bazë shkollën. Vitin e kaluar rreth 500 të rinj u ofruan dhe morën shkollimin dhe u regjistruan dhe në shkollën me kohë të pjesshme.

Në kurrikulën e arsimit 9-vjeçar, sidomos në klasat e nënta, është futur lënda e re, moduli i ri i edukimit për karrierë, që u krijon mundësi nxënësve dhe klasave të nënta për të njohur profesionet, për të njohur mundësitë që ofrohen për kualifikim, për të lidhur shkollën e mesme profesionale me shkollën 9-vjeçare. Është një modul që është pritur mirë nga nxënësit.

Gjithashtu, për të mbështetur nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, ministria e Arsimit i ka mbështetur me bursa. Bursat e studimit nuk shkojnë vetëm në favor të nxënësve që vijnë nga radhët e familjeve të varfra. Me bursë do të mbështeten edhe ata nxënës që do të vijojnë studimet në ato degë që nuk preferohen, ndërkohë që në tregun e punës janë të nevojshme./Start/

                                                                                             2012-08-11 11:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›