Qyteti Studenti gati për pritjen e banorëve të rinj

Ndonëse janë përcaktuar kapacitetet për pranimet e reja nuk dihet ende për tarifën vjetore të akomodimit, nëse do të ketë ndryshim të saj apo do të mbetet në vlerën e 40 mijë lekëve. Përcaktimi i tarifave të strehimit, sipas drejtorit të Qytetit Studenti, është ende në diskutim.
Krahas punimeve për përmirësimin e kushteve të strehimit, bëhet me dije se është detajuar edhe kalendari i ndarjes së dhomave për studentët e vjetër nga vitet e dyta deri tek ato të gjashta, që do të rikthehen sërish në tetor për nisjen e vitit të ri akademik. Lidhur me sistemimin e studentëve të vjetër kreu i Qytetit Studenti, Bujar Brovina, ka konfirmuar se do të ndiqet e njëjta procedurë si dhe në vitet e shkuara.
Listat me ndarjen e tyre nëpër dhoma tashmë janë gati dhe po hidhen në faqen zyrtare të internetit të Qytetit Studenti. Në këto kushte, çdo student i vitit të dytë deri tek ai i viteve të gjashta do të mund të mësojë se në cilën dhomë do të qëndrojë, si dhe shokët me të cilët do të banojë për vitin e ri akademik, që do të fillojë në muajin tetor.
Ndryshe do të veprohet për studentët e viteve të para, sistemimi i të cilëve do të bëhet pas datës 13 shtator, kohë në të cilën do të jenë shpallur kandidatët fitues sipas kuotave të miratuara në çdo fakultet publik të kryeqytetit. Pas detajimit të listave zyrtare nga dekanatet e fakulteteve me listat zyrtare të fituesve, do të hapen regjistrimet për pranimet e reja në Qytetin Studenti./Start/
2012-08-11 11:19