Vorë, vdes një person, shtypet nga treni

Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pasi është shtypur nga treni i linjës Tiranë-Vorë.
Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i Vorës ku një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është shtypur nga treni duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje, apo për një aksident por policia ka marrë në pyetje makinistin e trenit dhe pritet të jepen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.