Bulqizë, ACR takon Taf Kolecin, ‘inatosen’ minatorët
BULQIZE-Përfaqsues të firmës austriake ACR që ndodhen sot në Bulqizë kanë zhvilluar takim me një përfaqësues të minatorëve, Taf Kolecin.
Por, komisioni i grevës ka reaguar menjëherë për këtë takim duke e quajtur të paligjshëm. Sipas tyre në takim duhet të ishte dhe kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj.
Takimi mes përfaqësuesve të ACR dhe Taf Kolecit ka nisur në orën 14:30 minuta, dhe nga minatorët cilësohet si takim informal. ACR po sot në mesditë kreu takim dhe me adminsitratën e minierës së Bulqizës.
Ende nuk dihet se cfarë vendimi do të dalë nga takimi mes ACR dhe Taf Kolecit, por minatorët nuke mirëpritën aspak këtë veprim.
Ndërkohë minatorët e Bulqizës kanë vijuar edhe sot paradite deri në mesditë protestat para ambienteve të kompanisë austriake ACR.
Konfederata e sindikatave dhe minatorët bëjnë të ditur se i kanë dërguar që ditën e djeshme një shkresë pronares së kompanisë ACR ku parashtrohen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkohe që ende sot nuk kanë një përgjigje.
Kjo e fundit ka pranuar dje që marrëveshja mes palëve të nënshkruhet edhe nga kreu sindikatës së minatorëve, Taf Koleci gjithashtu ka pranuar edhe të gjitha këkresat e tjera të minatorëve për rritje page e përmirësim të kushteve të punës.
Por, minatorët kërkojnë nga ana e tyre largimin edhe të administratorit të firmës, e vetmja pikë ku nuk bien dakort
(d.b/BalkanWeb)