E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, drejtoresha e shkollës dhunohet me grushte nga mësuesi

PUKË- Dhunë mbi drejtoreshën e shkollës në fshatin Arst në komunën Fierzë në Pukë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme. Burime të policise sqarojnë se 35-vjecarja

Gjyste Ibrahimi është gjuajtur disa herë me grushta nga një koleg i saj. I dyshuari si autor i ngjarjes është një mësues, 45-vjecari Gjin Nikolli, i cili po hetohet në gjëndje të lirë.

Konflikti ka ndodhur për shkak të detyrës, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të tij.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›