E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, Drini i Zi përmbyt 15 familje, banorët apel për ndihmë

BULQIZë- Prurjet e mëdha të lumit Drin i Zi, si pasojë e reshjeve të dendura kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Gjoricë e Poshtme,. Uji ka kaluar kufijtë anësorë të lumit duke përmbytur tokë e rrugë, ndërsa banorët ndjehen të kërcënuar.

Kjo është hera e dytë që lumi Drin i Zi përmbyt 15 banesat pranë tij në fshatin Gjoricë e Poshtme që në fakt është në kufi me territorin e Maqedonisë.

Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë tek autoritetet lokale por deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje, të paktën për argjinaturën, duke rrezikur jo vetëm shtëpitë, gjë që shuan edhe shpresat për të mbjellë tokat bujqësore.

Rreshjet e këtyre ditëve kanë dëmtuar po ashtu edhe aksin nacional Bulqizë-Peshkopi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›