Bulqizë, Këshilli Sindikal: Minatorët bukë me lista, do vijojmë protestat
BULQIZË- Këshilli Sindikal ka përfunduar mbledhjen dhe ka dalë me një sërë vendimesh sa i përket situatës së minatorëve, ndërkohë që deklaron e protestat do të vijojnë.
Duke vlerësuar situatën në të cilën ndodhen prej 75 ditësh mionatorët e minierës së Bulqizës, të cilët për shkak se kanë ndërprerë punën nuk kanë me së të ushqehen Këshilli ka theksuar se minatorët marrin bukë me lista.
Këshilli ka bërë thirrje që bisnesmenët tu vinë në ndihmë minatorëve, madje për këtë arsye kanë kërkuar hapjen e një numër llogarie.
Minatorët janë shprehur se kianë frikë nga trëgëtarët të dalin në qytet duke qënë se kanë shumë borxhe. Minatorët kanë marrë vendimin se duke filluar që nga dita e nesërme ato nuk do të lejojnë asnjë punonjës së ACR të futet në minierë pasi ato ende nuk kanë marrë asnjë vendim edhe pse kanë kaluar 75 ditë dhe gjennjda e minatorëve sa vjen e rëndohet. Ato pas mbledhjes janë shprehur se pavarësisht që pusi A1 është bllokuar nga forca të shumta policie të cilët e ruajnë ato do gjejnë një mënyrë për tu futur në grevë.
Sipas këshillit Sindikal nëse situata e minatorëve të Bulqizës nuk do të ndryshojë atëherë ato do të përshkallëzojnë protestat e tyre.
Ndërkohë ka vijuar edhe sot protesta e minatorëve në minierën e Bulqizës. Ata i jane drejtuar sic do ditë tjetër ambienteve jashtë minierës, të administruar nga kompania koncensionare ACR, duke kërkuar plotësimin e kërkesave nga firma austriake. Minatorët kanë deklaruar edhe njëherë tjetër se nëse nuk plotësohen kushtet e përcaktuara nga vetë ata, greva e urisë është e paevitueshme.
Ata këmbëngulin në largimin e administratorit të ACR dhe në pagesën e sigurimeve shoqerore. Minatoret e Bulqizes janë shprehur të vendosur në vijimin e protestave deri edhe në një periudhe 6 mujore, cka do të sillte shkaterrimin e minieres se kromit si pasojë e amortizimit.
Gjatë protestës se sotme ata u janë rikthyer problemit të mos frekuentinit të shkollës nga fëmijet e tyre, duke deklaruar se nuk kanë të ardhura për të blerë artikujt shkollore dhe veshmbathje. Protesta është mbyllur në oren 15.00 për të vijuar diten e nesërme
(e.m/BalkanWeb)