Zyber Hallulli i nenshtrohet rikonstruksionit
Shtëpia historike e fëmijëve, "Zyber Hallulli" do të ndryshojë krejt pamjen, falë investimit prej 55 milionë lekëve nga qeveria shqiptare. Ky është rikonstruksioni i parë i plotë, që nga ndërtimi i kësaj godine. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naco thotë për “AS” se mjediset janë parashikuar të jenë më të vogla, pra në formën e dhomave të shtëpive dhe kjo do të shmangë grumbullimin e fëmijëve në salla të mëdha. Kështu - sqaron Naco - fëmijët do të ndahen sipas grupmoshave dhe gjinisë.
"Një investim i buxhetit të shtetit prej 550 milionë lekësh të vjetra që synon ti japi kësaj shtepie të fëmijëve, një pamje krejtësisht tjetër, si në pamjen e jashtme, ashtu dhe përsa i përket brendisë së saj. Do të kemi të bëjmë me një ndryshim të tipologjisë së shërbimit, të kalojë nga shërbimi tradicional në bashkëkohor, që është shërbimi në casa famiglia. Pra, përshtatja në shtëpi familje sipas seksit dhe grupmoshave", tha Mihal Naco, Drejtor i Shërbimit Social.
Njëheresh kanë nisur investimet dhe në Qëndrën e Pritjes se Viktimave të Trafikimit me një vlerë prej 18 milionë lekësh. Ndërsa në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të ndërhyet dhe në Shtëpinë e te Moshuarve në kryeqytet. Për këtë institucion janë akorduar tashmë fondet me një vlerë prej 30 milionë lekësh.
Julia Bardhushi