E Diel, 1 Nëntor 2026

VV, fushatë sensibilizuese për prodhimet vendase

PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot një fushatë sensibilizuese me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendase, lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Iniciativa e ndërmarrë nga lëvizja vetëvendosja është pagëzuar me emrin ‘Duaje tënden’, ndërkohë që synimi kryesor ka nxitjen e qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendase.

“Synimi i kësaj fushate është ta vetëdijësojë konsumatorin se në Kosovë ka shumë prodhime të vendit, me cilësi të lartë, të cilat mund t’i zëvendësojnë ato të huajat, posaçërisht ato serbe, në një moment kur prodhimet nga Serbia, me heqjen e masave të reciprocitetit, të përkrahura nga qeveria e tyre, pasnesër priten të rikthehen fuqishëm në tregun e Kosovës”,- vlerëson Vetëvendosje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›