E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 17 studentë diplomohen dhe fitojnë kontrata pune

DURRES- Shtatëmbëdhjetë studentë kanë patur fatin të diplomohen të parët në fakultetin e “Studimeve të Integruara me praktikën”, pjesë e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Projekti u realizua nën mbështetjen e qeverisë gjermane. Ceremonia e diplomimit u zhvillua në ambientet e universitetit, ku studentët përveç diplomimit përfituan dhe kontratat e punës me bizneset, ku është mundësuar praktika part- time.

“Ju jeni diplomuar në një fakultet krejt ndryshe,kurrikulat dhe programet e cdo kursi janë të bazuara në eksperiencën e universiteteve gjermane të përshtatura me nevojat dhe specifikat që paraqet zhvillimi i sektorit privat në vendin tonë.”- deklaroi rektori i universitetit “Aleksander Moisiu” zoti Mithat Mema.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj u tha studentëve se diplomimi i tyre ndryshon nga diplomimi i studentëte të huaj, "sepse krahas diplomës merrni edhe kontratën e punës”

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Bankës “Credins” Artan Santo u kujtoi studentëve se “ tani, qëllimi kryesor i tyre ishte se kush nga vetë ata do ta nderojë veten për të filluar në bankë, në këto institucione kaq të rëndësishme”

Drejtimet e këtij fakulteti kanë të bëjnë me menaxhimin e bankave, hoteleri turizmit, si dhe menaxhimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Studentët gjithashtu përfitojnë statusin e bankierit.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›