E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Konomit Arvizu Te zbardhet sa me shpejt

Në reagimin e parë të tij pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes nga organi i akuzës. Duke folur nga qyteti i Ersekës, diplomati amerikan e ka cilësuar këtë vrasje të tmerrshme, duke theksuar se dikush u përpoq ta vriste, dhe e vrau gjyqtarin Konomi.
 
Ambasadori amerikan më tej vijoi se përvec humbjes për sistemin e  drejtësisë, Konomi la pas një familje pasi ai ishte babai i dy fëmijëve dhe bashkëshort. Ambasadori Arvizu ishte në qytetin e Ersekës për përurimin e kopshtit Nr. 2 të qytetit, të rikonstruktuar nga USAID.

Albanian Screen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›