E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku i Apollonisë, në shtator nis festivali “ARCHEO”

Në fillim të muajit shtator, parku Arkeologjik i Apollonisë do të gjallërohet për rreth një javë nga aktivitetet artistike, që do të mbahen në kuadër të Festivalit “ARCHEO, Java Apolloniane”.
Në të do të marrin pjesë artistë nga katër shtete si Italia, Greqia, Kroacia dhe Shqipëria, dhe e gjitha kjo është mundësuar falë projekti “Archeo”.
Në këtë festival do të ketë programe artistike, nga një pjesë e madhe e gjinive të artit. Agron Xoxa një nga organizatorët theksoi se këtë vit do të kemi një program të larmishëm dhe cilësor. "Archeo, java Apolloniane" do të nisë në datë 3 shtatorë dhe do të përfundojë më në 11 shtator. Qëllimi sipas organizoatorëve shndërrimi i parkut të apollonisë në një qendër kulturore dhe pelegrinazhi turistit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›