E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, METE i pezullon lejen e shfrytëzimit kompanisë ACR

Vendimi erdhi pas kërkesës nga ana e ekspertëve të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave (RISHM), të cilët vizituan sot minierën ku prej 16 ditësh vijon greva e urisë e 13 minatorëve të ngujuar në 760 metra thellësi.

Ekspertët e RISHM kanë konstatuar shkelje të rregullave të sigurisë në punë, çka e ka vënë në rrezik jetën e minatorëve. Pezullimi i lejes së shfrytëzimit do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të minierës.

Ndërkohë, Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave ka ngritur një padi penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në ngarkim të drejtuesve të grevës së urisë të minatorëve të Bulqizës.

Sipas burimeve zyrtare pranë këtij institucioni, drejtuesit e grevës akuzohen për dëmtimin, me pasoja të rënda, të pronës publike shtetërore dhe shkelje të rënda të sigurisë në punë, në veprimtarinë minerare, që cenojnë jetën dhe shëndetin e minatorëve.

Ngritja e padisë penale nga ana e RISHM vjen pas thirrjes që i bëri dje ky institucion minatorëve të Bulqizës, për të lejuar inspektorët e këtij institucioni të kryenin kontroll mbi gjendjen e minierës.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 16:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›