E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, vdes 50-vjeçari me motor

Burime të policisë lokale thanë Gëzim Brolli, 50 vjeç, nga fshati Karinë,  po drejtonte çiklomotorin e tij, kur u godit pas nga një mjet tip Benz me targë CD 652 ËJ me drejtues 29-vjeçarin Klodian Hasa, bashkëfshatari i tij.

Sipas burimeve, 50 vjeçari pas përplasjes ka “fluturuar” disa metra në ajër e më pas ka rënë në asfalt, ku si pasojë e goditjeve i janë shkaktuar plagë të cilat i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme.

Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip Benz.
/Start/

                                                                                             2011-08-09 18:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›