E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, RISHM: Disa fronte të minierës kanë probleme, Nesër të nisë puna

TIRANE- Specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur sot paradite në minierën e kromit për të inspektuar gjëndjen funksionale të minierës. Pas kontrollit do të vendoset nëse do rinisë puna apo jo.

Puna në minierë është ndërprerë prej gati 3 muajsh, për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike e sociale.

Greva e dytë e urisë e nëntë minatorëve të Bulqizës u ndërpre më 30 shtator pasi nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Tafë Koleci nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë koncencionare ACR.

Marrëveshja i dha fund dhe protestave maratonë të minatorëve dhe të afërmëve të tyre. Sipas marrëveshjes kompania ACR ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minierë, të paguajë ditët e grevës si dhe pagën e 13-të.

Specialistët e RISHM inspektuan minierën edhe gjatë kohës kur minatorët ishin të ngujuar në nivelin e 14-të të nëntokës,  kur gjatë grevës së parë të urisë, dhanë alarmin për degradimin e saj. Pikërisht ky shkak detyroi Gjykatën të marrë vendim për lirimin e ambienteve nga minatorët grevistë. Ndërsa greva e dytë e urisë e minatorëve, u zhvillua në një godinë pranë ACR-së.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›