METE revokon lejet për 43 shoqëri minerale: Nuk përmbushin detyrimet
TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për 43 shoqëri që janë të pajisura me leje minerare në vendin tonë.
Ministria e Ekonomisë sqaron se vendimi I ministrit të Ekonomisë Nasip Naco erdhi pas kontrolleve të vazhdueashme bnë këto subjekte minerale, nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nga të cilat ka rezultuar se një numër i caktuar shoqërish që janë të pajisura me leje minerare nuk përmbushin detyrimet ligjore për sektorin minerar.
“Kontrollet e kryera kanë verifikuar se, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë.
Ministria e Ekonomisë thekson se shoqëritë mierale, ndaj të cilave kanë nisur procedurat e revokimit të lejës minerale janë lajmëruar njoftuar për një vendim të tillë, ndërkohë nënvizon se brenda një periudhë 30 ditore nga marrja e këtij njoftimi, ministri vendos për revokimin e lejes minerare.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bulqizë, RISHM: Disa fronte të minierës kanë probleme, Nesër të nisë puna