Masakra e Qafe Gjashtës, Apeli liron njërin prej 10 të akuzuarve
TIRANE- Gjyakata e Apelit e Krimeve të Rënda liron për mungesë provash njërin prej 10 të akuzuarve për masakrën e vitit 1997 në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku punonjësi i policisë, Gjergji Mehmeti u dogj i gjallë në makinë.
Ndaj Eduard Çipës, është rrëzuar dënimi me 20 vjet burg, i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të trupit gjykues “Nuk ka asnjë provë që të implikojë Cipën në masakrën e 4 marsit të 14 viteve më parë.
Ndërsa për 9 të akuzuarit e tjerë është lënë në fuqi vendimi gjyqësor i një shkalle më poshtë.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte dënuar me 18 vjet burg Vladimir Sinanin , Nestor Sinani 15 vjet burg, Alqi Paguni 15 vjet burg, Edmond Sejko 6 vjet burg, Mikel Kendezi, 15 vjet burg, Arben Kendezi 16 vjet burg, Agron Qurku 16 vjet burg, Aleksandër Bala 15 vjet burg. Ndërsa për Ristan Lapën kishte dhënë pafajësi.
Katër punonjës të policisë së Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergji Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi udhëtuan drejt Sarandës për të rimëkëmbur komisariatin e policisë, të dalë jashtë funksionit. Gjatë kthimit, ata ranë në një pritë të armatosur. Në ngjarje u vra polici Gjergj Mehmeti, të cilit iu dogj më pas kufoma. Ndërsa u mbajt peng e u torturua polici Eduart Alija. Dy policët e tjerë mundën të largoheshin.
(s.g/balkanWeb)