Bulqizë, Task-Forcë për minierat
27/03/2010 Ministri Prifti: Në përbërje edhe policia dhe tatimet. Atje punojnë dhe fëmijë
Inspektim Shpëtimi i Minierave do të shtohet me punonjës të rinj
Situata problematike në minierat e Bulqizës ka bërë që Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim edhe me tatimet dhe policinë e shtetit të ngrejë një grup Task-Force, i cili do të kontrollojë situatën në këtë zonë. Lajmi u bë i ditur dje nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë inaugurimin e Repartit të Inspektimit të Shpëtimit të Minierave. Sipas tij, situata në këto miniera është shqetësuese, pasi punohet në zona të rrezikshme në minierë. “Ne po krijojmë një Task-Forcë kryesisht për zonën e Bulqizës me në krye prefektin e qarkut dhe pjesëmarrjen dhe të ministrisë, zyrës së tatimeve policisë së shtetit, pasi në fakt në Bulqizë është krijuar një situatë shqetësuese edhe për shtetin edhe për ne. Besoj se në këto tre katër ditë do të firmoset ky plan veprimi i përbashkët i disa ministrive, dhe instancave të tjera të shtetit për të forcuar ligjshmërinë atje, për të forcuar dhe garantuar siguri në punë shëndetin e njerëzve", deklaroi Prifti. Gjithashtu, gjatë deklaratës së tij, ministri denoncoi edhe faktin se në miniera punojnë dhe minorenë. "Kemi informacione shqetësuese se punohet në zona të rrezikshme. Ndonjëherë aktivizohen dhe njerëz që nuk kanë mbushur moshën e punës, për të punuar në këto miniera. Këto janë detyrat tuaja kryesore për të mos i lejuar të ndodhë", theksoi ai. Në sqarim të ngritjes së këtij grupi pune, Prifti theksoi se plan veprimi do të konsultohet dhe me Kryeministrin Berisha, ndërsa shtoi se inspektorët kanë një detyrë të vështirë atë të kontrollit të një zone mjaft të vështirë. Duke iu referuar reformës për shkurtimin e inspektorateve kontrolluese nga 40 në vetëm 15, ministri Prifti vuri theksin në faktin se Inspektimi dhe Shpëtimi në Miniera, po kthehet në një institucion të rëndësishëm dhe qeveria është e vendosur ta mbështesë atë jo duke bërë shkurtime por duke shtuar punonjësit e tij. “Vullneti i Kryeministrit është që ky institucion duhet të vazhdojë të ekzistojë siç është, për rëndësinë që ka. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim me fonde, me hapje vendesh të reja pune brenda këtij institucioni, për ta kthyer atë në një institucion elitë për të gjitha institucionet e shpëtimit në vend”, theksoi Prifti. Embrioni apo fillesat e këtij institucioni, nisin që në vitin 1959 kur u krijua skuadra e parë e shpëtimit në miniera dhe më pas në vitin 1961 u krijua R.I.SH.M.-i me qendër në Tiranë. Veç misioneve në raste emergjente, ky repart mbikëqyr e kontrollon sigurinë në galeritë e ndryshme. Nga inspektorët e R.I.SH.M.-it, në vitet 2006-2010 janë kryer mesatarisht çdo vit rreth 650 kontrolle periodike mbi teknikën dhe teknologjinë që përdorin subjektet që kryejnë veprimtari minerare. R.I.SH.M.-i bazuar dhe në përvojën e vendeve lindore u konceptua të funksionojë në dy drejtime kryesore në atë të Inspektimit dhe atë të Shpëtimit. Për këtë qëllim u ngritën dhe grupet e para të inspektimit dhe ato të shpëtimit. Grupi i inspektimit të minierave përbëhej nga specialistë me profesion miniere dhe elektromekanik dhe një specialist për analiza laboratorike. Grupi i shpëtimit që ishte dhe grupi kryesor i R.I.SH.M.-it ishte organizuar në mënyrë të tillë që të jetë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerje në përputhje me Rregulloren e R.I.SH.M.-it. Objektivi i punës së këtyre grupeve ishte kryerja e veprimeve të shpëtimit të njerëzve, likuidimi i avarive dhe vendosja e regjimit normal të punës mbas avarisë. Ky grup aktivizohej edhe në avari të tjera që mund të ndodhnin në vendin tonë, mbasi janë të përgatitur dhe kanë në përdorim aparatura dhe pajisje të përshtatshme për të vepruar në këto raste.