E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca polake:Në tetor forum ministerial BE-Ballkan Perëndimor

Presidenca polake e Bashkimit Evropian ka publikuar axhendën e punës gjashtë mujore që nis prej 1 korrikut deri në fund të dhjetorit. Sa i takon Ballkanit Perëndimor, ngjarja më e rëndësishme pritet të jetë tanimë publikimi i raporteve të progresit në tetor.
 

Njëkohësisht në datat 3 dhe 4 tetor është programuar një forum ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit.

Sakaq, më 1 dhjetor parashikohet mbledhja e Këshillit të Ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ku edhe do të diskutohet për vendimmarrje konkrete.

Mundësitë janë që në dhjetor të mund të ketë një vendimmarrje pozitive për dhënien e statusit kandidat për anëtar në BE për Serbinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›