E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, banorët e pallatit të shembur strehohen në xhami

56-të banorët e pallatit në Bulqizë të cilët u evakuan dje janë strehuar përkohësisht në xhaminë e Bulqizës ndërsa për fëmijët e tyre është gjetur përkohësisht strehimi në çerdhen shteterore të qytetit . Sipas korrespodentit tonë në këtë rreth ditën e sotme ka mbërritur në këtë qytet edhe kreu i emergjencave Alfred Olli, i cili ka takuar banorët si dhe kryetarin e bashkisë së bulqizës Roland Keta Sipas burimeve të policisë, pallati mund të shëmbet totalisht nga momenti në moment duke rrezikuar jetën e 56-të banorëve që jetonin në të. Për të shmangur një tragjedi të mundshme, policia ka larguar me forcë të gjithë banorët e pallatit të cilët fillimisht nuk kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e dhe me pas janë strehuar te te afërmit. Sipas kryetarit të bashkisë, mendohet se shkaku i shembjes kanë qenë ngricat e diteve të fundit. Ndërkohë që po punohet per të gjetur një zgjidhje për banorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›