E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, italiani i grabitur denoncon bashkëkombësin e tij

>Italiani Francesco Di Cossola, i cili është ka depozituar në policinë e Vlorës një kallëzim për vjedhjen prej 400 mijë eurosh të ndodhur në banesën e tij ka përcaktuar edhe të dyshuarin kryesor për këtë vjedhje. Policia ka tashmë emrin e të dyshuarit, gjithsesi gjithçka do ti nënshtrohet verifikimeve. Blutë për shkak të hetimeve nuk e bëjnë të ditur emrin e personit ku Di Cossola ka dyshimin kryesor se ka kryer vjedhjen e 400 mijë eurove. Ajo që bëhet e ditur nga burime konfidenciale nga policia është fakti se i dyshuari është një bashkëkombës i Di Cossolës, me të cilin madje jetonin fare pranë. Francesco Di Cossola është biznesmen i njohur në Vlorë, kjo edhe për faktin se është pronari i ligjshëm i Don Caffesë. Lidhur me sasinë prej 750 mijë eurosh që gjendje në banesën e tij në një valixhe, brenda të cilës pas vjedhjes ai gjeti vetëm 350 mijë euro, i ka deklaruar policisë se ka shitur një biznes. Kam shitur biznesin tjetër, jo atë të kafesë, - ka thënë Di Cossola për blutë dhe mësohet të ketë vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës, i cili po verifikohet. Paratë nuk i depozitova në bankë nga frika e falimentit që rrezikojnë këtë periudhë bankat, ka thënë ai, gjatë dëshmisë në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›