Bashkia e Fierit, e panjohur me procesin e kartave të identitetit
>Nënkryetarja e bashkisë, Eriselda Çobo: Nuk kemi asnjë informacion për fillimin e këtij procesi
Bashkia e Fierit nuk ka ende asnjë informacion për kartat e identitetit. Dhjetëra qytetarë fierakë i janë drejtuar bashkisë për aplikimin e letërnjoftimeve të reja, por ndërsa kanë pyetur, janë ndeshur me përgjigjet negative të nëpunësve të zyrave të gjendjes civile. Kjo, përgjigje, sipas nënkryetares së Bashkisë Fier, Eriselda Çobo, ka ardhur pasi ende nuk ka mbërritur asnjë njoftim dhe ende nuk janë përcaktuar godinat se ku do të vendoset për aplikimin e kartave. Vete Çobo flet me tone pesimiste rreth këtij procesi."Unë kam dëgjuar të thuhet nga prefektura që Fieri është gati të çelë dyert për aplikimin e qytetarëve për kartat e identitetit, por unë nuk shoh asnjë dritare për tu thënë qytetarëve "ejani". Nuk dimë ende se ku do të vendosen ambientet. Ende nuk ka ardhur ndonjë udhëzim konkret. Kam dëgjuar vetëm deklaratën e Ferdiand Pones, ashtu sikurse e kanë dëgjuar të gjithë qytetarët e thjeshtë dhe nuk dimë asgjë më shumë. Këtu në bashki nuk ka mbërritur asgjë", ka deklaruar nënkryetarja Çobo, e cila ka shtuar se ndërsa në të gjitha qytetet po vijon puna për përgatitjen e terrenit dhe infrastrukturës së duhur për aplikimin e kartave të identitetit si dhe pajisjen me pasaporta biometrike, në qytetin e Fierit gjithçka duket e largët. "Qyteti i Fierit është i dyti pas Tiranës që duhet të kishte nisur nga puna për një proces kaq madhor dhe serioz në zhvillimet e vendit tonë për integrimin në bashkimin evropian", ka vijuar Çobo. Edhe këto ditë institucioni i Bashkisë Fier ka vijuar të fajësojë drejtorinë e përgjithshme dhe Ministrinë e Brendshme që ky proces po stopon në Fier.
Reagimi i qytetarëve
Ndërsa vetë qytetarët janë shprehur se nuk dinë si të veprojnë dhe ku mund të marrin një përgjigje të saktë, pasi ka mungesë të theksuar informacioni nga nëpunësit. Më të interesuar për nxjerrjen e letërnjoftimeve të reja, janë emigrantët në shtetet e huaja të cilët nxitojnë për tu larguar në vendet fqinje. "Kemi ardhur këtu në zyrat e gjendjes civile për kartat e identitetit dhe nëpunësja na thotë se nuk ka ardhur asnjë informacion, ndërkohë ministri Poni ka deklaruar fillimin e këtij procesi për aplikim Ne erdhëm dhe na thonë se nuk dimë gjë", shprehet një emigrant. Lidhur me këtë çështje, edhe nëpunësja e gjendjes civile, Arta Prifti pohon se nuk ka dijeni për këtë çështje dhe jo vetëm ajo, por gjithë nëpunësit e gjendjes civile në Fier. Ajo shtoi se edhe mjetet për pajisjen e këtyre shtetasve me këtë dokument identifikimi, nuk kanë mbërritur dhe instaluar në zyrat e gjendjes civile. "Ne po vazhdojmë punën e përditshme dhe ende nuk kemi marrë asnjë udhëzim në lidhje me veprimet që duhet të kryejmë për pajisjen me kartat e identitetit. Duhet të krijohen zyrat përkatëse, aparaturat përkatëse. Zyrat janë krijuar në bashki, por kemi një informacion të dytë që këto zyra duhet të jenë pranë nesh. Por të gjitha këto janë në kuadrin e fjalëve, pasi ende nuk dimë asgjë konkretisht" ka përfunduar Prifti.