E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-pergjimi Prokuroria pretenca ne 6 janar

Perfundon shqyrtimi gjyqesor rrezohet kerkesa e prokurorise per ta shfaqur videon ne sallen e gjyqit

Prokuroria do te paraqese ne 6 janar konkluzionet perfundimtare te video-skandalit Meta- Prifti. Kjo u vendos ne seancen e djeshme te procesit ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta i akuzuar nga prokuroria per korrupsion. Ne seancen e kesaj te premteje kolegji gjykues i Gjykates se Larte i dha fund shqyrtimit gjyqesor ne ngarkim te kryetarit te LSI-se duke e cuar procesin ne fazen finale te paraqitjes se konkluzioneve nga te dyja palet dhe me pas do te jete gjykata ajo qe do te jape verdiktin perfundimtar. Ashtu sic u vendos edhe nje seance me pare perfaqesuesit e akuzes paraqiten ne gjykate per administrim provat materiale dhe shkresore te video-pergjimit. Prokurori Bujar Sheshi i nisi kerkesat e tij me administrimin e failit origjinal te videos ne lap-topin e Priftit. Prokurori kerkoi gjithashtu nga gjykata qe ky material te transmetohet ne seance dhe madje te transkriptohet nga vete gjykata. Perfaqesuesi i akuzes tha se e paraqiste kete kerkese ne kushtet kur kolegji ka rrezuar ekspertimet dhe transkriptimet e bera nga ekspertet e caktuar nga prokuroria. Por kerkesa e prokurorit u kundershtua nga mbrojtja e zotit Meta dhe me pas edhe nga vete gjykata me nje vendim te ndermjetem. Nga provat e akuzes gjykata vendosi te pranoje laptopin USB-ne dhe oren-kamere te Dritan Priftit e cila ka sherbyer per te kryer video-regjistrimin. Nga gjykata u pranuan dhe u administruan edhe dokumentet shkresore ne lidhje me tenderin e naftes Alpetrol dhe koncesionet per hidrocentralin e Shushices. Ndersa u pranuan te administrohen si prova te gjitha kerkesat e avokateve te zotit Meta mes te cilave nje kerkese e bere ne vitit 2002 nga ish prokurori i pergjithshem ku i kerkonte heqjen e imunitetit te Dritan Priftit si dhe nje tjeter kerkese qe kishte te bente me nje dokumentet te Alpetrolit i siguruar nga avokatet vetem pak dite me pare me te cilen kerkonin te verifikonin se shitja e naftes ne Alpetrol ishte e paracaktuar pasi ate tender kishte fituar Ardian Xhillari ish-ortaku i gruas se Dritan Priftit.

AVOKATEumlT E METEumlS

Menjehere pas seances se djeshme kane reaguar edhe avokatet e zotit Meta. Spartak Braho i cili kryeson grupin e ekipit mbrojtes deklaroi pas seances se rrezimi nga gjykata e provave kryesore te sjella nga prokuroria tregon se ky proces eshte i sajuar dhe i montuar politikisht. Sipas zotit Braho procesi ka perfunduar pa filluar fare ndersa i ka bere thirrje organi te akuzes qe te reflektoje ne seancen e dates 6 janar ku do te paraqese konkluzionet perfundimtare te gjykimit per zotin Meta. I kerkojme prokurorise te mos zhytet me shume dhe te behet pjese e lojerave politike - ka perfunduar Braho.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›