Bulqize bllokohet nje minator ne miniere ende nuk dihet gjendja e tij
Lajmi i fundit qe vjen nga qyteti i Bulqizes eshte se nje tjeter minator eshte bllokuar brenda minieres. Nga burimet zyrtare te Policise e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje behet e ditur se ne zonen D te nje miniere private jashte ambienteve te ACR-se eshte bllokuar nje minator. Nga te njejtat burime mesohet se minatori ka mbetur i bllokuar ne galerine 58 ne nje thellesi prej 1 mije metrash nga toka. Sic mesohet nga Policia miniera eshte e licencuar por ende nuk behet i ditur emri i pronarit te saj. Nderkohe qe Policia ka nisur punen per nxjerrjen e minatorit nga miniera dhe ende nuk behet e ditur nese ai eshte akoma gjalle.