Kryeministri Industria fasone me e rendesishmja ne vend

Berisha mori pjese dje ne Konferencen E ardhmja e Industrise Fason ne Shqiperi dhe vleresoi se industria fasone eshte e nje rendesie paresore ne vend zeri kryesor i eksporteve dhe industria kryesore e punesimit. Duke i garantuar per mbeshtetjen e plote nga ana e qeverise Kryeministri Berisha u shpreh se jemi te gatshem te shqyrtojme mundesi per masa te tjera te cilat do te lehtesojne barren do te rrisin kompaktivitetin do mund tju ndihmojne per mbylljen e cikleve dhe per garantimin e tregjeve. Kreu i qeverise gjate fjales se tij solli ne fokus faktin qe u hoq taksa doganore per materialet qe importohen dhe ky ishte nje hap perpara. Ai nuk la pa permendur edhe sistemin fiskal te vendit i cili eshte sistemi me barren e taksave me te vogel ne Evrope.
Industria fasone eshte nje industri e cila ndjen pasojat e krizes se thelle te borxheve ne Evrope dhe ne bote. Megjithate eshte nje nga industrite qe eshte pershtatur me mire ne periudhen e kesaj krize. Ka arritur te siguroje tregje me gjithe gravitetin e saj deshmi kjo e cilesise se prodhimeve tuaja - tha kreu i qeverise ne konference.
Kryeministri Berisha tha se ai dhe qeveria qe ai drejton do te vazhdoje te ndermarre hapa konkrete per permiresimin e legjislacionit per kete lloj industrie dhe ne te njejten kohe do te kerkoje qe ligji te zbatohet ne gjithe vendin duke bere te mundur te shmanget edhe informaliteti.