E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, ngrin liqeni i Fierzës

KUKES- Temperaturat mjaft të ulta të këtyre ditëve kanë shkaktuar deri edhe ngrirjen e ujërave të liqenit të Fierzës.

Një gjë e tillë është bërë më evidente kur ujërat e ngrira të liqenit janë zbardhur nga dëbora, gjë që tashmë shihet lehtësisht nga të gjithë.

Është kjo arsyeja që shumë prej banorëve të Kukësit, pavarësisht të ftohtit të madh, kanë udhëtuar deri pranë brigjeve të liqenit për të parë fenomenin që ndodh rrallë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›