E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, dalin nga miniera inspektorët e RISHM-it

Inspektorët e Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave (RISHM), kanë dalë rreth orës 17:00 nga ambientet e minierës së Bulqizës. Ata nuk japin të dhëna për inspektimin e kryer, por kanë deklaruar se do të përgatisin material me shkrim.
 

Katër inspektorë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, (RISHM) kanë hyrë sot brenda minierës së Bulqizës ku prej 16-të ditësh vijojnë grevën e urisë 13 minatorë. Specialistët e RISHM-it të shoqëruar edhe nga minatorët kanë inspektuar nga afër gjendjen brenda galerisë.

Inspektimi i fundit i minierës së Bulqizës ishte bërë në muajin mars. Ndërkohë, Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave i kërkoi dje Ministrisë së Ekonomisë, mbylljen e përkoshme të minierës së Bulqizës, deri në rikonstruksionin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›