E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, kryengritësit vendosen në ambasadën libiane

Zyra e Jashtme Britanike ka bërë të ditur se, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi ndodhen në ambasadën libiane në Londër. Sekretari i Jashtëm, Uilliam Hejg, tha se Këshilli i Tranzicionit është i vetmi autoritet qeveritar, legjitim në Libi. Për këtë arsye është e drejtë që përfaqësuesit e tij të jenë pjesë e personelit në ambasadën libiane.
 

Në anën tjetër, bëhet e ditur se Kanadaja u ka dhënë diplomatëve të regjimit të Gedafit, pesë ditë kohë për t`u larguar nga vendi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›