Bulqizë, dënohen me burg krerët e arsimit
Gjykata e Shkallës së Parë
të Rrethit Gjyqësor Dibër
ka dhënë në total dy vjet e
gjashtë muaj burg për drejtuesit e
Zyrës Arsimore Bulqizë. Prej më
se një viti, dy drejtuesit e kësaj
zyre, Agim Tuci dhe Gani Keta,
u denoncuan në faqet e gazetës
"Shqip" për shpërdorim detyre,
pasi drejtori dhe shefi i kuadrit
kishin regjistruar një mësuese,
kushërirë të gruas së drejtorit të
arsimit, Agim Tuci, me arsim të
lartë, edhe pse ajo nuk e kishte
mbaruar atë. Një veprim i tillë u
denoncua nga dy ish-drejtues të
shkollës 9-vjeçare Fushë-Bulqizë,
Hasan Lami dhe Agim Balla. Mbi
bazën e këtij denoncimi prej rreth
një viti, Prokuroria e Dibrës nisi
hetimet dhe në përfundim të tyre
denoncoi dy drejtuesit e arsimit
në Bulqizë për shpërdorim detyre
në bashkëpunim, në Gjykatën
e Shkallës së Parë Dibër. Pas një
maratone të gjatë gjyqësore, kjo
gjykatë, me vendimin nr.2, datë
18.02.2009, ka shpallur fajtorë
këta dy drejtues, duke i dënuar
me 2.5 vite burg dhe 800 mijë lekë
gjobë, me akuzën e shpërdorimit
të detyrës. Pas seancave gjyqësore
që zgjatën rreth një vit, drejtuesit
e Zyrës Arsimore Bulqizë, Agim
Tuci drejtor dhe Gani Keta shef i
burimeve njerëzore, janë dënuar
për veprën penale të shpërdorimit
të detyrës në bashkëpunim, me një
vit burg dhe katërqind mijë lekë
gjobë i pari dhe një vit e gjashtë
muaj burg e katërqind mijë lekë
gjobë i dyti. Burime nga Gjykata e
Dibrës bëjnë me dije se ky vendim
i kësaj gjykate është ankimuar në
Gjykatën e Apelit Tiranë, nga dy
të ndëshkuarit e zyrës arsimore.
Po sipas burimeve nga kjo gjykatë,
vendimi i dhënë për dy drejtuesit
e arsimit në Bulqizë nuk është
bërë publik për mediat, me arsyetimin
se ai është apeluar nga dy
të dënuarit në Gjykatën e Apelit
Tiranë. Ndërkohë, i pashpjegueshëm
mbetet fakti i mosveprimit
nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale
Dibër, prefekturës së këtij
qarku dhe MASH-it, kur prej më
shumë se një viti janë njohur me
shkeljet dhe abuzimet korruptive
të drejtuesve të Zyrës Arsimore Bulqizë.
Por, gjithsesi, aktualisht këta
drejtues vazhdojnë të ushtrojnë
aktivitetin e tyre, edhe pse aferat
korruptive të tyre janë provuar nga
ana e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Mësohet se krerët e arsimit në
qark nuk kanë ndërmend të bëjnë
asnjë lëvizje për sa kohë vendimi
i gjykatës nuk do të marrë formë
të prerë, kështu që Tuci e Keta do
të mund të qëndrojnë në postet
e tyre deri në fund të mandatit
të mazhorancës që u dha postet.
të Rrethit Gjyqësor Dibër
ka dhënë në total dy vjet e
gjashtë muaj burg për drejtuesit e
Zyrës Arsimore Bulqizë. Prej më
se një viti, dy drejtuesit e kësaj
zyre, Agim Tuci dhe Gani Keta,
u denoncuan në faqet e gazetës
"Shqip" për shpërdorim detyre,
pasi drejtori dhe shefi i kuadrit
kishin regjistruar një mësuese,
kushërirë të gruas së drejtorit të
arsimit, Agim Tuci, me arsim të
lartë, edhe pse ajo nuk e kishte
mbaruar atë. Një veprim i tillë u
denoncua nga dy ish-drejtues të
shkollës 9-vjeçare Fushë-Bulqizë,
Hasan Lami dhe Agim Balla. Mbi
bazën e këtij denoncimi prej rreth
një viti, Prokuroria e Dibrës nisi
hetimet dhe në përfundim të tyre
denoncoi dy drejtuesit e arsimit
në Bulqizë për shpërdorim detyre
në bashkëpunim, në Gjykatën
e Shkallës së Parë Dibër. Pas një
maratone të gjatë gjyqësore, kjo
gjykatë, me vendimin nr.2, datë
18.02.2009, ka shpallur fajtorë
këta dy drejtues, duke i dënuar
me 2.5 vite burg dhe 800 mijë lekë
gjobë, me akuzën e shpërdorimit
të detyrës. Pas seancave gjyqësore
që zgjatën rreth një vit, drejtuesit
e Zyrës Arsimore Bulqizë, Agim
Tuci drejtor dhe Gani Keta shef i
burimeve njerëzore, janë dënuar
për veprën penale të shpërdorimit
të detyrës në bashkëpunim, me një
vit burg dhe katërqind mijë lekë
gjobë i pari dhe një vit e gjashtë
muaj burg e katërqind mijë lekë
gjobë i dyti. Burime nga Gjykata e
Dibrës bëjnë me dije se ky vendim
i kësaj gjykate është ankimuar në
Gjykatën e Apelit Tiranë, nga dy
të ndëshkuarit e zyrës arsimore.
Po sipas burimeve nga kjo gjykatë,
vendimi i dhënë për dy drejtuesit
e arsimit në Bulqizë nuk është
bërë publik për mediat, me arsyetimin
se ai është apeluar nga dy
të dënuarit në Gjykatën e Apelit
Tiranë. Ndërkohë, i pashpjegueshëm
mbetet fakti i mosveprimit
nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale
Dibër, prefekturës së këtij
qarku dhe MASH-it, kur prej më
shumë se një viti janë njohur me
shkeljet dhe abuzimet korruptive
të drejtuesve të Zyrës Arsimore Bulqizë.
Por, gjithsesi, aktualisht këta
drejtues vazhdojnë të ushtrojnë
aktivitetin e tyre, edhe pse aferat
korruptive të tyre janë provuar nga
ana e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Mësohet se krerët e arsimit në
qark nuk kanë ndërmend të bëjnë
asnjë lëvizje për sa kohë vendimi
i gjykatës nuk do të marrë formë
të prerë, kështu që Tuci e Keta do
të mund të qëndrojnë në postet
e tyre deri në fund të mandatit
të mazhorancës që u dha postet.