E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu i Fushë-Krujës, rrihet gardiani

Të burgosurit në burgun
e Fushë-Krujës
janë revoltuar me gardianët.
Burime brenda
burgut thanë se shefi i
regjimit të brendshëm
në burgun e Fushë-
Krujës është goditur
me grushte e shqelma
nga disa të dënuar të
sektorit të sigurisë të
zakonshëm në këtë institucion
të vuajtjes së
dënimit. Mësohet se Dritan
Paruca është qëlluar
me grusht nga i dënuari
Sabah Premçi. "Shkak
për këtë incident është
bërë zhurma dhe rrëmuja
që disa të dënuar kanë
shkaktuar në korridoret e
sektorit të tyre, ku shefi i
regjimit i kishte kërkuar
për qetësi. Por urdhrat
e Parucës, të dënuarit
nuk i kanë pranuar, duke
e shtyrë shefi n e regjimit
dhe goditur", thanë burimet
nga burgu. Sipas
tyre, mësohet se personi
që e ka qëlluar Parucën
ka qenë i dënuari
Sabah Premçi, ndaj të
cilit janë marrë masa
disiplinore me izolimin e
tij. Ndërkaq, dje, shef Paruca,
edhe pse në punë,
ishte lënë i lirë nga drejtori
i këtij institucioni, që
të bëjë pushim dhe në
vend të tij ka punuar një
efektiv tjetër i policisë së
burgjeve. Burime zyrtare
nga Drejtoria e Burgjeve
thanë se "nuk ka pasur
ndonjë incident në burgun
e Fushë-Krujës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›